×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj-Stublla flet për vizat, thotë se Kosova e ka mbështetjen e Çekisë

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 12:41

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, thotë se ka marrë konfirmimin e Çekisë për përmbylljen me sukses të procesit të liberalizimit të vizave.


    Haradinaj-Stublla, ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Tomáš Petříček ku thotë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Çekisë për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe përkrahjen në procesin e integrimit Euro-Atlantik, shkruan Reporteri.net.

    “Ministri më konfirmoi mbështetjen strategjike të Çekisë në përmbylljen e suksesshme të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Njëkohësisht i rikonfirmova qëndrimin e Qeverisë së Kosovës që finalja e dialogut Kosovë-Serbi konsiston me njohje reciproke në kufijtë e 17 shkurtit”, ka shkruar ajo në Facebook.

    https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/photos/a.128220942257307/152396653173069/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARCvC-gtgXWLd6WuoZlawTEFcX4-NU0ba2vqBUUGG0jovoRXourwCcWorPyjZQLDUZBRSqqSyTcPY5YROosXd6QvhB15kKz8DDR-2l7SN896MzUfzmOQaSrkJRlnfzpZRkz5eDeZHNrwxNExtjU6SfeqtZov53CYNBUG8Wqoj3xSDBDw6YoWcdHWtOpJIhlHjJAKDsC8lWaBXh2_PMH-Pql8FL0_mKkcy4Tdtk01BB92Vhki9aBDJbkwyumZdDt0sZx1-Me0m9988b3n2N1AHxDzbRA68nHXcvKd81WAV7znsEjT01k3Fai_oIOa6ZOEF8g59zir0pgbmEgeKZVhA34&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!