Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq.
Haradinaj ka thënë se ky ishte një takim miqësor për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunim ekonomik dhe partneritet politik.
“Shtylla të rëndësishme të politikës së jashtme të Kosovës janë paqja, stabiliteti dhe ndërtimi i fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit, vlera të përbashkëta të cilat i ndanë me Malin e Zi. Takim miqësor me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe partneritetin politik. Si dy shtete, që nuk kanë çështje të hapura, Kosova dhe Mali i Zi shërbejnë si shembull në rajon për përkrahje të ndërsjellë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, ka thënë Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.