×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj takohet me deputeten e Kuvendit të Kosovës, flasin për themelimin e një komune të re

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 10:55

    Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepin, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet në vend.


    Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se me deputeten Rexhepi, njëherësh kryetare e Partisë së Re Demokratike (NDS), ka diskutuar edhe për shtyerjen tutje të procesit për themelimin e Komunës së Zhupës.

    “Prita në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe kryetare e Partisë së Re Demokratike (NDS), Emilia Rexhepi, me të cilën diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për shtyerjen tutje të procesit për themelimin e Komunës së Zhupës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!