Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në zyrat e Aleancës Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Eirik Nestås Mathisen.
“Mathisen ishte i shoqëruar nga z. Fredrik Onstad, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, si dhe nga z. Armend Mehaj, ish-ministër i Mbrojtjes në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe në rajon, për perspektivën euroatlantike të vendit, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj vlerësoi lart rolin dhe kontributin e Norvegjisë në përkrahje të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, si dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë.
“Mirënjohës për angazhimin e z. Mathisen dhe për përkushtimin e shtetit norvegjez ndaj Kosovës,” përfundoi Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.