Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı.
Gjatë takimit, Haradinaj dhe ambasadori turk diskutuan për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve. Në fokus të veçantë ishte nevoja për intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë, veçanërisht në sektorët e sigurisë dhe ekonomisë.
Kreu i AAK-së i shprehu ambasadorit Angılı falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.
“Pata kënaqësinë ta takoj ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuam për zhvillimet në vend dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë, sidomos në fushën e sigurisë dhe ekonomisë. Njëkohësisht, ambasadorit i shpreha falënderimin për mbështetjen e shtetit turk,” deklaroi Haradinaj pas takimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.