×
  • Lajme
  • Lajme / Kreu i AAK-së

    Haradinaj takon bashkatdhetarët në Gjermani: Bashkë do të realizojmë fitoret për Kosovën

    Reporteri
    30 Qershor 2024 | 16:04

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përmes një tubimi madhështor me struktura të partisë dhe me bashkatdhetarë, ka përmbyllur vizitën në Gjermani. Në Ludwigsburg, me një pjesëmarrje të mbi 1000 personave, Haradinaj ka thënë se besimi për AAK-në do të kthehet me punë dhe zhvillim.

    “Mbështetja për Aleancën si forcë e parë në diasporë, reflektoi edhe në takimin përmbyllës me bashkatdhetarë dhe struktura të AAK-së në Gjermani. Besimi i bashkatdhetarëve në Aleancën, do të ju kthehet me punë dhe zhvillim, me udhëheqje të Kosovës drejt progresit dhe me realizimin e synimin tonë madhor, anëtarësimit në NATO”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka falenderuar strukturat e AAK-së në Gjermani për angazhimin e tyre.

    “Falënderova strukturat e Aleancës në Gjermani për angazhimin e tyre dhe i sigurova se bashkë do të realizojmë fitoret për Kosovën”, është shprehur Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!