Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, kanë ndarë ‘‘shqetësimet për kategorinë më meritore për lirinë e Kosovës’’, gjatë një takimi që ata dy kanë zhvilluar.
Haradinaj ka theksuar se ai dhe partia që ai drejton do të jenë në mbështetje të kërkesave të tyre dhe në funksion të së drejtës.
‘‘Në takim me udhëheqjen e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kryesuar nga z. Hysni Gucati, ndamë shqetësimet për kategorinë më meritore për lirinë e Kosovës.
Krerët e luftëtarëve të lirisë, i sigurova se siç kam qenë përherë pranë tyre, unë dhe Aleanca mbetemi në mbështetje të kërkesave të tyre legjitime, në funksion të së drejtës dhe dinjitetit që u takon’’, ka shkruar Haradinaj.
I pari i AAK-së, ka theksuar se shteti i Kosovës ka detyrim moral e institucional ndaj luftëtareve.
‘‘Shteti i Kosovës i ndërtuar mbi sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka detyrim moral e institucional ndaj luftëtarëve, të rënëve dhe familjeve të tyre’’, ka përfunduar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.