×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj flet me ambasadorin gjerman për Samitin në Berlin, kështu e cilëson takimin

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 19:09

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se Qeveria është e përkushtuar për integrimin euroatlantik, bashkëpunimin rajonal dhe dialogun Kosovë – Serbi.


    Gjatë takimit të rregullt me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, bashkëpunimin bilateral dhe fuqizimin e partneritetit ekonomik mes dyja vendeve, shkruan Reporteri.net.

    “Gjithashtu e falënderova në emër të Qeverisë së vendi për rolin konstruktiv të kancelares Merkel, veçmas tani në thirrjen e takimit të Berlinit, si forma më e mirë e komunikimit me vendet e rajonit”, shkruan Haradinaj në Facebook.

    Kujtojmë se presidenti Thaçi takimin e Berlinit e ka quajtur një takim rutinë ku do të ketë një deklaratë gjithëpërfshirëse por asgjë konkrete, as dialog mes Kosovës e Serbisë, por asballafaqim kosovaro-serb.

    Thaçi ka treguar kushtet që do t’ia paraqes kancelares Merkel dhe presidentit Macron.

    Kujtojmë se Samiti i Berlinit do të mbahet me 29 prill. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!