×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj takon një delegacion të ambasadorëve dhe diplomatëve regjional të Finlandës

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 10:41

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me delegacionin të ambasadorëve dhe diplomatëve regjional të Finlandës, të kryesuar nga Olli Kantanen, zëvendësdrejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës.


    Ai me ta ka biseduar për situatën politike dhe ekonomike në vend, si dhe për zhvillimet e përgjithshme në rajon, njofton Zyra e Kryeministrit.

    “Kryeministri Haradinaj ka njoftuar ambasadorët dhe diplomatët finlandezë për prioritet e Qeverisë së Kosovës, në zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane dhe procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet në kumtesë.

    “Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda i ka dhënë Kosovës, dhe duke marrë parasysh që Finlanda merr kryesimin e Presidencës së Këshillit Evropian, nga korriku i këtij viti, Kryeministri Haradinaj kërkoi që Finlanda të luaj rolin e saj në forcimin dhe dinamizimin e agjendës evropiane për Kosovën”.

    Në këtë takim mes Haradinajt dhe mysafirëve nga Finlanda është diskutuar edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tarifën ndaj mallrave serbe dhe liberalizimin e  vizave.

    “Kryeministri Haradinaj u shpreh se Kosova është për një proces të dialogut pa kushtëzime dhe e interesuar për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative, që nënkupton njohjen reciproke dhe çështja e tarifave, duhet të jetë pjesë integruese e marrëveshjes për njohjen reciproke. Ndërsa për liberalizimin e vizave, vlerësoi se Kosova deri më tani ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian”.

    “Nga ana e tyre, delegacioni i ambasadorëve dhe diplomatëve regjional të Finlandës, vlerësuan lartë të arriturat në Kosovë dhe shprehën gatishmërinë e shtetit finlandez për përkrahjen e Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!