×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Taksën nuk mund ta kthej më

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 21:31

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do ta kthejë taksën. Në një intervistë në Klan Kosova ka thënë se kjo nuk bëhet për shkak se nuk mund ta kthejë më, pas heqjes së saj nga Qeveria e Albin Kurtit, shkruan Reporteri.


    Haradinaj ka thënë se kjo ishte edhe arsyeja se pse nuk pranonte të pezullonte taksën sipas propozimit të PDK-së, pasi frikësohej se nuk mund ta kthente më, shkruan Reporteri.

    I pyetur se nëse do të ketë zgjedhje dhe a do të mund ta shohim një koalicion parazgjedhor me LDK-në, Haradinaj nuk e përjashtoi si opsion, por shtoi se kjo do të diskutohej në kuadër të partneritetit të ri qeveritar.

    Haradinaj, ka thënë që pret që Gjykata Kushtetuese do t’i japë përkrahje dekretit të presidentit, Hashim Thaçi, për mandatarin Avdullah Hoti.
    Sipas Haradinajt, kjo ka ndodhur pasi Vetëvendosjes i është dhënë mundësia për formimin e Qeverisë për të dytën herë dhe nuk e ka shfrytëzuar.

    “Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e qartë që pas mocionit të mos besimit ka kërkuar shkuarje në zgjedhje të reja dhe si e tillë nuk ka krijuar mundësi për të ofruar mandatar”.

    “Për ne, është me rëndësi që Kosova të ketë Qeveri të votuar në Parlament, pra të plotfuqishme, e cila mund të marrë veprime dhetë hartojë ligje. Është me rëndësi që të kemi një ligj për emergjencën ekonomike, të pakos fiskale për ekonominë. Këtë vetëm Qeveria e re mund ta bëjë. Kemi plot punë që e presin vendin. Shpresoj të mos humbim kohë pas vendimit të Gjykatës”, është shprehur Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova.

    “Jam optimist që Gjykata do t’i japë përkrahje dekretit për mandatarin Hoti. Kjo, duke pasë parasysh faktin që janë konsumuar procedurat për partinë e parë. Vetëvendosjes iu dha mundësia për të dytën herë, nuk e shfrytëzoi dhe kaluam te partia e dytë”./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!