Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në vizitën e tij në SHBA po zhvillon takime me komunitetin shqiptaro-amerikan, ‘komunitet i cili vazhdimisht e mbështet Kosovën dhe është një urë e fortë mes vendit tonë dhe Amerikës’.
Nga SHBA, Haradinaj ka dhënë porosi se duhet të punohet së bashku që Kosova të anëtarësohet në NATO.
“Pata kënaqësinë të takoj shumë bashkatdhetarë, përfshirë miqtë e mi të vjetër Rrustem Gecaj dhe Harry Bajraktari, të cilët kanë qenë shtyllë e fortë e kauzës sonë kombëtare në ShBA. Këta bashkëatdhetarë, së bashku me shumë të tjerë, kanë investuar në Kosovë, duke hapur vende pune dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Jam thellësisht mirënjohës për Rrustemin, djalin e tij Avdiun, Harryn dhe të gjithë vëllezërit tanë shqiptaro-amerikanë që vazhdojnë të jenë zëri ynë i fuqishëm në botë”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.