Në takimin me qytetarë në Klinë, kryeministri në largim Ramush Hradinaj, ka vlerësuar lartë zëvendësministrin e jashtëm Anton Berisha, duke e quajtur kujdestar të mirë në temat nacionale.
“Në Ministrinë e Jashtme, Anton Berisha ka qenë një kujdestar i mirë i temave të interesit nacional”, ka thënë nder tjera Haradinaj.
Kjo, në fakt, mund të konsiderohet si goditje indirekte ndaj ministrit të jashtem në largim Behgjet Pacolli, me të cilin Haradinaj vazhdimisht ka hasur në pengesa për zbatimin e politikave të tij, dhe ato pikërisht ka gjetur mënyra për t’i realizuar përmes zëvendësministrit Anton Berisha.
Poashtu, tema e ndarjes së Kosoves, si një nder pikat kryesore që Haradinaj kundërshtonte gjatë këtij mandati, ishte bërë mollë sherri, jo vetëm ndërmjet Pacollit e Berishës, por edhe në përgjithësi ndaj koalicionit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.