×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Haradinaj thotë se Kurti duhet të përgjigjet para drejtësisë për bisedat e Bislimit dhe Krasniqit në Whatsapp

    Reporteri
    03 Shkurt 2025 | 12:05

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të bisedave të zyrtarëve qeveritar në WhatsApp lidhur me një tender që Besnik Bislimi i kishte kërkuar Nagip Krasniqit që ti jepej një kompanie, ani pse e njëjti s’i kishte plotësuar kushtet.

    Daut Haradinaj përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se legjislatura e re duhet të krijojë komision hetimor për tri tema.

    Postimi i plotë:

    Çfarë turpi kjo qeveri! Dje Albini tha se rryma në Kosovë është më e lira në Evropë. Dikur e pshtjellkte me filtra e bojlera, ndërsa sot banda energjetike ballkanike bisedojnë në grup në WhatsApp për shifra milionëshe në KEK.

    Parlamenti i ardhshëm duhet urgjentisht të krijojë një komision të veçantë hetimor për tri tema nacionale:

    – Pse u anulua kontrata për ndërtimin e termocentralit të ri?
    – Pse u anulua projekti i gazit amerikan në drejtim të Shkupit?
    – Pse Kosova e prishi kontratën me Shqipërinë, ndërsa vazhdon me Serbinë (lexo: GEN-in)?

    Ky njeri duhet të përgjigjet para drejtësisë.
    Kosova nuk e meriton këtë shkatërrim kolektiv.

    Forca, gazetarë!
    Forca, media!

    Në media, mëngjesin e sotëm është publikuar një bisedë mes Besnik Bislimit dhe Nagip Krasniqit, ku pretendohet se zëvendëskryeministri i ka kërkuar tashmë ish-kryeshefit të KEK-ut, t’ia jap tenderin një kompanie përkundër se ishte njoftuar që nuk i plotëson kushtet.

    Për këtë deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndërsa u raportua se pjesë e këtij grupi në Whatsapp ku dhe thuhet se u zhvillua biseda mes tyre, ishte edhe kryeministri Albin Kurti, Dejona Mihali dhe Artane Rizvanolli e Hekuran Murati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!