×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj thotë se mediat e afërta me Vuçiqin, kanë filluar fushatë kundër tij

    Reporteri
    02 Gusht 2019 | 21:20

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, ka thënë se mediat e afërta me ish-ministrin e propagandës së kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, kanë filluar një fushatë shpifëse kundër tij.


    Por sipas asaj që ka shkruar Haradinaj në Facebook, këto tentime janë të dështuara, duke aluduar në mediat serbe që vlerësohet se janë të afërta me presidentin aktual serb Aleksandër Vuçiq.

    Këto media, kanë raportuar se e dinë arsyen e thirrjes së Haradinaj në Gjykatën Speciale në Hagë.

    “Mediat e afërta me ish-ministrin e propagandës së kasapit të Ballkanit Milosheviq, tash president i Serbisë, Aleksander Vuqiq, kanë filluar një fushatë shpifëse kundër meje. Kanë dështuar në të kaluarën, po dështojnë tani dhe do të dështojnë gjithnjë”, ka shkruar Haradinaj.

    Kryeministri i dorëhequr është paraqitur para Gjykatës Speciale në Hagë si i dyshuar para disa ditëve ku ka vendosur të mbrohet në heshtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!