Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë në një intervistë për Reporterin se nëse dikush nga partia e tij do të vepronte siç po bën Vjosa Osmani në LDK, do të përjashtohej.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qenë i prerë kur është pyetur nëse do ta largonte nga partia dikë që do të kundërshtonte partinë në një rast kur do të formohej qeveria nga ta.
“Po menjëherë”, ka thënë ai teksa është pyetur për veprimet e Vjosa Osmanit nga LDK, dhe reagimin që do ta bënte AAK në një situatë të ngjashme.
Nënkryetarja e LDK-së ka dalë haptas në publik dhe në Gjykatë Kushtetuese kundër Qeverisë së drejtuar nga LDK në koalicion me AAK-në dhe Nismën e të tjerët. Ajo kishte votuar edhe kundër Qeverisë së Isa Mustafës më PDK-në.
“Kur Aleanca nënshkruan një koalicion ose krijon Qeveri dhe një deputet i yni se përkrah atë Qeveri, kuptohet që është i larguem”, ka deklaruar Haradinaj./Reporteri
https://www.facebook.com/reporteri/videos/562381534410460/?v=562381534410460
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.