×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj thotë se nuk është për ngut shënimi i kufirit me Malin e Zi

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 20:28

    Kryeministri Ramush Haradinaj ndërsa ka folur për demarkacionin me Malin e Zi, nuk ka dhënë një datë se kur do të shënohet kufiri.


    Ai ka thënë se kanë nisur procedurat për korrigjimin e kufirit.

    I pyetur se a humb territor Kosova, kryeminsitri ka thënë jo, ndërsa ka shtuar se kufiri është në çafë të Çakorrit dhe Kullës.

    I pyetur se a ka një kohë se kur do të përmbyllet ky proces, Haradinaj ka pohuar se nuk shkon larg por s’ka mundur të jape një datë.

    “Proceduralisht nuk ka një afat, duhet inicu tash dhe atë e kem bo. Nuk shkon shumë larg, por nuk e kem për ngut. Mali i Zi është vend mik”, ka deklaruar Haradinaj për KTV, shkruan Reporteri.net.

    Kryeministri ka deklaruar se kur të shënohet kufiri nuk ka nevojë të vijë më në Kuvend, por do të bëhet një protokoll i shenjëzimit.

    Kujtojmë se gjatë Qeverisë “Mustafa” më kritiku ndaj demarkacionit me Malin e Zi ishte Haradinaj i cili akuzonte pushtetin e asaj kohe se po dëshiron me falë territor. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!