Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se për herë të parë në historinë e Kosovës së pavarur, rezultatet preliminare të zgjedhjeve nuk dihen as pas 24 orësh, teksa ka akuzuar Qeverinë Kurti edhe për kapje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se raportimet që po i marrin nga terreni “dëshmojnë për një skemë të organizuar të manipulimit të rezultateve zgjedhore”, duke shtuar se do të përdorin të gjithë mekanizmat për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor. Haradinaj ka kërkuar nisjen e hetimeve urgjentisht.
“I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që me urgjencë të marrin masa dhe të hetojnë manipulimet e deritashme dhe të parandalojnë degradimin e mëtejshëm të procesit”, përfundon postimi i tij.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje prin me 40.86 për qind të votave pas numërimit të 97.57 për qind të votave, apo 2 mijë e 522 kutive nga 2 mijë e 533 kuti sa janë gjithësej, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të përditësuara në ora 18:32.
Deri tani, PDK renditet e dyta me 22.04%, LDK e treta me 17.62%, kurse AAK 7.45%.
Ndërsa Koalicioni Lista për Familje ka marrë 2.29%./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.