Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ju ka bërë thirrje që të dalin të votojnë shqiptarëve në malazeze.
Haradinaj ka thënë se vota e shqiptarëve atje është përcaktuese për politikën e Malit të Zi.
“Janë orët e fundit para se të mbyllen vendvotimet në Malin e Zi. Është e rëndësishme për interesat tona kombëtare që vota shqiptare të hudhet në kutitë e votimit. Sot, ju vendosni jo vetëm për fatin tuaj, por edhe përcaktimin e politikës së Malit të Zi në katër vitet e ardhshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Të nderuar bashkëkombas
Janë orët e fundit para se të mbyllen vendvotimet në Malin e Zi.
Është e rëndësishme për interesat tona kombëtare që vota shqiptare të hudhet në kutitë e votimit.
Sot, ju vendosni jo vetëm për fatin tuaj, por edhe përcaktimin e politikës së Malit të Zi në katër vitet e ardhshme.
Të gjithë ata që ende nuk e kanë ushtruar të drejtën për votim, ju lus që tu drejtoheni kutive dhe të votoni për kandidatët shqiptar, që denjësisht do ju përfaqësojnë në Kuvendin e Malit të Zi.
Një ditë sikur kjo, është përcaktuese për shumë procese që lidhen direkt me jetën e mirëqenien tuaj, andaj dilni e votoni. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.