×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj thumbon Kurtin: Prej “Komandant Bojleri” kur t’u bë Fatmir Limaj “Komandat Çeliku”?

    Reporteri
    22 Maj 2025 | 23:32

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, iu referua Famtir Limajt si “Komandant Çeliku”, siç i referoheshin gjatë viteve të luftës – kjo si një shenjë përafrimi se Vetëvendosja dhe NISMA synojnë bashkëqeverisje.

    Daut Haradianj, deputet i AAK-së, iu kthye Kurtit me një pyetje: se kur qenka bërë Limaj, siç i referohej Kurti dhe VV, si “Komandant Bojleri” tash “Komandat Çeliku?”.

    “Nuk e di tash ky “Komandant Çeliku” që tha zoti Kurti, tash a është “Komandat Bojleri” a qysh i thojke, tash s’di qysh po i bëhet çelik fillë.Por, por shihet kjartë sa i sinqertë ky? Tash s’du me u ba zëdhënës i tyre, është çështje e tyre. Thuaja që e vetmja parti politike që s’po i ik zgjedhjet jemi ne. E jo me shku infinit me seanca me kandidatë të përsërisim, me epilog zero”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!