×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj tregon nëse rrezikon të mos mbahet Samiti i Parisit

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 19:01

    Kryeministri Ramush Haradinaj ndërsa ka folur për Samitin e Parisit i paraparë të mbahet më 1 korrik, ka deklaruar se ky takim mund të mos mbahet, por se kjo gjë varet nga organizatorët presidenti francez Macron dhe kancelarja gjermane Merkel.


    “Mundet mos me u mbajt takimi i radhës në Paris, mundet me u shty, por jo për fajin e Kosovës.

    Kosova u tregu serioze, i ka kry punët e shtëpisë. Kosova është gatshme, nëse Serbia s’do dialog na nuk mund ta sjellim as në Paris as diku tjetër, kushtëzimi i dialogut me u heq taksa, kjo s’ka me ndodh. Ne nuk jemi nikoqir të Parisit. Ne nuk e organizojmë Parisin, presidneti Macron e thirrë, është në vullnetin e tij, nëse e vlerëson e thirrë, nëse nuk vlerëson se thirrë. Nëse Serbia s’është gatshme çka po më vynë Parisi, ose ndonjë Paris tjetër”, ka deklaruar Haradinaj në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se Kosova është e interesuar për marrëveshje, dhe do të bëjë punët e shtëpisë, por takimi nuk bëhet për hatër të askujt.

    Kujtojmë se sot edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e la të hapur mundësinë që Samiti i Parisit të dështojë.

    “Unë mendoj se ka pak gjasa për të mos thënë fare, që takimi i Parisit të mbahet. Ky është mendimi im, do të shohim nëse kam të drejtë, me siguri që ne do të shkojmë nëse jemi të ftuar”, ka deklaruar Vuçiq.

    Takimi në Paris është planifikuar për në 1 dhe 2 korrik, për të cilin u ra dakord, në samitin e Berlinit, i cili gjithashtu ishte organizuar nga dy liderët më të fuqishëm europian, kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!