Haradinaj tregon se a ka pasur krime pas luftës në Kosovë

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka folur rreth vrasjeve të pasluftës në Kosovë. Edhe një herë, ai ka kritikuar themelimin e Gjykatës Speciale në Hagë.


“Në çdo kohë ka krime, edhe tani ka, edhe tash kur po flasim ndodhin krime, në Kosovë në Shqipëri, në Amerikë e , në Amerikë e çdo kund”, thotë Haradinaj.

“Cilësimi i këtyre veprave për mua është i paqartë. Por problemi është se parlamenti i Kosovës në mënyrë të ligjshme e kushtetuese ka votuar një Gjykatë, me të drejtat që ia ka dhënë dhe marrëdhënia e të gjithë neve është e këtillë”, shtoi ai për OraNeës.

“Në momentin që ne e kemi votuat këtë Gjykatë edhe ia kemi dhënë këto të drejta, kjo bisedë o ka bohet vonë. Jena tu fol post-mortum nëse duam me ja heq dushkun që themi na në Kosovë”, theksoi Haradinaj.