×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Haradinaj tregon se pse nuk do të takohet me Ramën: I padituri nuk mund të takohet me të diturin

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 21:42

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar se pse nuk do takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.


    Haradinaj ndër të tjera tha se ka pasur interesim nga ana e Ramës për t’u takuar, por që s’ishte e njëjta gjë edhe nga ana e tij, ndërsa ironizoi me një deklaratë të kryeministrit shqiptar, i cili e kishte quajtur atë të paditur.

    “I padituri nuk mund të takohet me të diturin”, tha Haradinaj.

    Kujtojmë që Rama kishte bërë padi ndaj Haradinajt për shpifje, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit i cili kishte akuzuar kryeministrin shqiptar se kishte lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!