×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj u thotë deputetëve gjermanë se është “PRO” dialogut

    Reporteri
    06 Qershor 2019 | 10:24

    Kryeministri Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka dhënë detaje për takimin e sotëm në Berlin, ku ka thënë se me anëtarët e grupit Parlamentarë për Evropën Juglindore të Bundestagut ka pasur një mëngjes pune, shkruan Reporteri.net


    ”Gjatë vizitës zyrtare në Berlin, pata një mëngjes pune me anëtarët e Grupit Parlamentar për Europën Juglindore të Bundestagut, Josip Juratovic, Nezahat Baradari nga SPD dhe Friedrich Ostendorff, Die Grünen”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij.

    Tutje ai ka treguar se me deputet e gjermanisë kanë biseduar për zhvillimet në vend dhe rajon si dhe për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, po ashtu edhe për dialogun me Serbinë si dhe arrijten e një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse, shkruan Reporteri.net

    ”Me deputetët gjermanë biseduam për zhvillimet e gjithëmbarshme në vend dhe rajon, për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë-Gjermani dhe procesin e dialogut me Serbinë. Kam shprehur qendrimin se Kosova është pro dialogut për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues”, ka shkruar ai.

    Haradinaj thekson se presin nga Gjermania ta përkrahë Kosovën për liberalizimin e vizave.

    Ritheksova se qytetarët e Kosovës, janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk gëzojnë lëvizje të lirë për shkak të regjimit të vizave dhe me të drejtë presin që Gjermania t’i japë këtij procesi epilog pozitiv.

    Ndërsa në fund Haradinaj ka vlersuar rolin e shtetit gjerman në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës, si dhe vlerëson se marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë janë në pikën kulmore. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!