Ish-kryeministri dhe kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur pro-amerikanizmin e tij.
Duke mos shpjeguar përse e nxori këtë reagim, Haradinaj ka potencuar se ai dhe familja e tij, por edhe partia, janë me Amerikën.
“Unë dhe familja ime, edhe ajo politike, jemi me Amerikën; Jemi me të ngarkuarit e Amerikës për Ballkanin dhe Kosovën; I besojmë me jetë institucioneve të sigurisë nacionale të Amerikës!”, ka shkruar Haradinaj.
Sidoqoftë, Haradinaj në kohën kur ishte kryeministër ishte përballur me akuza të ngjashme se, përmes taksës, po prishte raportet me Amerikën. Për këtë gjë, ai e ka akuzuar së fundmi kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.