×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Unë nuk guxoj ta lë vendin në kaos

    Reporteri
    29 Korrik 2019 | 12:02

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka folur sot lidhur me kërkesën që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për të sqaruar pozitën e tij pas dorëheqjes nga pozita e kryeministrit.


    Me këtë rast Haradinaj ka thënë se deri në krijimin e një Qeverie të re, vendi duhet të ketë një kujdestar.

    “Kam dhënë dorëheqje kjo nuk ndërron. Mirëpo një Qeveri e re duhet të dal nga zgjedhje, e deri të dal ajo qeveri kush duhet të kujdeset për vendin. Unë nuk guxoj ta lë në kaos vendin”, tha Haradinaj duke shtuar se për këtë arsye ai i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

    Ndërkohë Haradinaj bëri të ditur se nuk ka marrë ende një ftesë zyrtare nga Presidenti Hashim Thaçi për konsultime para zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!