×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Uroj që Krishtlindjet të sjellin Paqe nën kulmin e secilit prej nesh

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 11:41

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka uruar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve të krishterë.


    Haradinaj thotë se si popull i një trungu, për mijëra vjet shqiptarët kanë festuar së bashku, duke i dhënë kuptim thelbit të Festës, lajmin e mirë, shpresën, faljen, dashurinë dhe harmoninë ndërmjet njerëzve, shkruan Reporteri.net.

    Urimi i tij:

    Të nderuar qytetarë të vendit,

    Në prag tē Festës së Krishtlindjes, ua përcjellë urimet më të përzemërta tē gjithë shqiptarëve katolikë, besimtarëve të krishterë si dhe miqve ndërkombëtarë që shërbejnë në vendin tonë.

    Si popull i një trungu, ne, për mijëra vjet kemi festuar së bashku, duke i dhënë kuptim thelbit të Festës, lajmin e mirë, shpresën, faljen, dashurinë dhe harmoninë ndërmjet njerëzve.

    Uroj dhe punoj që kjo traditë unike të rrënjoset si parim i përhershëm dhe model për shoqërinë dhe shtetin tonë.

    Uroj që Krishtlindjet të sjellin Paqe nën kulmin e secilit prej nesh.

    Buzmi le të ndriçojë e të ngrohë çdo familje!

    Për Shumë Mot e Jetë!

    RH

    https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1523027034488372?__xts__%5B0%5D=68.ARBLHGjQWwQP2gqfgXUnIVGfX7cGdxRX_fdqWDF3u8dSTvjqtKwEoMTtl1zYIF1pheK95BrwehJECvsFOs4Haf4WEzxqS153gQvUO6GYiQE7iyJmlT94V8fTRJMsT2Ia00MRYdrVEywMLz2SNq9ONUv8X6LBN0BmPAk32Rk4BxWWId0waelWlzHjxmUEonhePNcl125hmTibLI5nkNDiVt4d7l4E2PXFUtr93EfsLofgjLDMuBkqMMC-n5bNDsqvVqzQ_-vIrut3ed4RCTeQk1mBAnikZb0PG5grcV52MZoIXSKm9Kt88OGnq3zn-XaXfCxJTr9kumAVhrB05R18dQ&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!