Haradinaj uron 1 Majin: Kemi ende shumë punë që të realizohen të drejtat e punëtorëve

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka uruar 1 majin – Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Punëtorëve.


Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook deklaroi se Qeveria është e vendosur që dialogun social ta mbajë të hapur dukë ndërmarr veprime për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të punëtorëve.

Sipas Haradinajt kjo ditë është rast i mirë për të reflektuar se si të vendosim një bashkërendim ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve.

Ky është statusi i plotë i Haradinajt:

Qeveria është e vendosur që dialogun social ta mbajë të hapur, duke ndërmarrë njëkohësisht veprime substanciale në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të punëtorëve. Për herë të parë është bërë nivelizimi i pagave në nivel nacional, për sektorin publik dhe ka nisë procedura për rritjen e pagës minimale, në koordinim me të gjithë akterët social-ekonomik. Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve është rast i mirë për të reflektuar se si të vendosim një bashkërendim ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve, në partneritet me sindikatat dhe politikën, për uljen e papunësisë dhe që Kosova të ketë një treg të konsoliduar të punës. Ndonëse vendi ynë ka një rritje ekonomike prej 4.7% me tendencë rritjeje të vazhdueshme, jemi të vetëdijshëm se ende kemi shumë punë që të drejtat e punëtorëve të realizohen në plotni, duke zbatuar Ligjin e Punës dhe garantim të sigurisë në punë. Të gjithë punonjësve, urime 1 Maji!