Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka uruar agjërim të lehtë besimtarëve myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Muharremit.
Haradinaj u ka uruar agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve të Tarikateve në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
“Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë Muharrem, të gjithë besimtarëve të Tarikateve në Kosovë, u dëshiroj agjërim të lehtë gjatë kësaj periudhe dhjetëditëshe, në shenjë të përkujtimit të sakrificës së Qerbelasë”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, gjatë muajit të shenjtë të Muharremit, besimtarët agjërojnë 10 ditë në shenjtë të përkujtimit të sakrificës së Qerbelasë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.