×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i uron Ditën e Çlirimit Vitisë, Drenasit, Rahovecit, Obiliqit dhe Gjakovës

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 9:39

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Çlirimit për Vitinë, Drenasin, Rahovecin, Obiliqin e Gjakovën, që shënohet sot më 14 qershor.


    Haradinaj, në një postim në Facebook, ka shkruar se Kosova po çlirohej qytet pas qyteti, duke shtuar se më 14 qershor u realizua ëndrra e shumë luftëtarëve të lirisë.

    “Kosova po çlirohej qytet pas qyteti. Me 14 qershor 1999, u realizua ëndrra e luftëtarëve të brigadave 132 “Myrtë Zeneli”, 137 “Gjakova”, 134 “Bedri Shala”, 138 “Agim Ramadani”, 124 “Gani Paçarizi”, 114 “Fehmi Lladrovci” e 173 “Gursel e Bajram Sulejmani”, ka shkruar ai.

    Haradinaj, ka thënë se shumë luftëtarë pritën lirinë, por shumë prej tyre u përjetësuan në betejat me armikun.

    “Shumë nga ta, triumfues dhe krenarë, përjetuan ditën kur erdhi liria, e shumë të tjerë, ishin përjetësuar në betejat që ndaluan gjenocidin dhe mposhtën armikun. Përjetësisht të përkulur ndaj sakrificës së të rënëve! Përjetësisht falënderues për ndihmën e SHBA-ve dhe NATO-s në momentet më vendimtare për popullin tonë! Viti, Drenas, Rahovec, Obiliq e Gjakovë. Urime Dita e Çlirimit!”, ka shkruar Haradinaj në fund. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!