Pas presidentit Hashim Thaçi, edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët myslimanë për përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Haradinaj ka theksuar se sonte myslimanët e kanë përmbyllur me përkushtim dhe devotshmëri muajin e Ramazanit, muaj ky i afrimit dhe mbështetjes tek njëri tjetrit, shkruan Reporteri.net.
“Të dashur bashkëkombës të besimit islam që keni agjëruar këtë muaj të shenjtë.
Sonte e përmbyllët me përkushtim dhe devotshmëri muajin e Ramazanit, muaj ky i afrimit dhe mbështetjes tek njëri tjetri.
Me shpresën e një agjërimi të pranueshëm, uroj që të jemi pranë njëri tjetrit me vetëmohim e solidaritet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kujtojmë se Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.