Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar shqiptarët e Tuzit pas fitores të Forumit Shqiptar.
Haradinaj ka thënë se kjo është një datë e rëndësishme sepse shqiptarët morën atë që u takon.
“Urime shqiptarëve të Tuzit që në një datë kaq të rëndësishme, morën atë që u takon, fitoren e tyre në vendin e tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Në komunën e Tuzit në Mal të Zi, u mbajtën të dielën zgjedhjet për pushtetin vendor.
30 vendvotime janë hapur që në orën 7 të mëngjesit dhe të drejtë vote kishin mbi 12.000 votues ndërsa pjesëmarrja në votime ishte 63.82%, dhe sipas përfaqësueseve të Komisionit Zgjedhor Komunal, ata u zhvilluan të qeta.
Në përfundim të numërimit rezultoi një tjetër fitore historike e “Forumit Shqiptar”, i cili ka arritur të sigurojë 18 mandate në Kuvendin e Komunës së Tuzit, osë shumicë absolute.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.