×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj uron të krishterët dhe porosit Papën: Lutu për Kosovën

    Reporteri
    24 Dhjetor 2020 | 14:35

    Ramush Haradinaj ka uruar të krishterët me rastin e festës së Krishlindjeve. 


    Haradinaj në urim ndër të tjera lut Papa Françeskun që të lutet për Kosovën dhe popullin e saj.

    “Të dashur vëllezër e motra,
    Shfrytëzoj rastin që t’ju uroj për shumë mot Krishtlindjet!
    Po ashtu, uroj të gjithë shtetasit e huaj që shërbejnë në Kosovë, familjet dhe bashkëkombësit e tyre.

    Uroj posaçërisht Papa Françeskun me bashkëpunëtorët. I lutemi Atit të Shenjtë që të lutet për Kosovën dhe popullin e saj, me shpresë të njohjes për Kosovën nga Selia e Shenjtë.

    Paqe, begati, shëndet e harmoni për të gjithë”, thuhet në urimin e Haradinajt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!