×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj viziton kompaninë Meka: Taksa 100% pati efekt pozitiv te kompanitë vendore, u hapën vende të reja pune

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 12:28

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar kompaninë vendore të prodhimeve Meka, ku ka parë nga afër punën që po bëhet nga kjo kompani dhe efektin e taksës 100% për prodhimet serbe.


    Ai është shprehur i impresionuar me punën që po bëhet nga familja Piraj, konkretisht pronari Burim Piraj, sidomos në respektimin e të drejtave të punëtorëve.

    “Sot, isha dëshmitar i kapacitetit mbresëlënës të prodhimit cilësor në kompaninë “Meka” të familjes së vyer Piraj, një shembull i shkëlqyer se si sektori privat respekton të drejtat e punëtorëve dhe që ka fituar besimin e konsumatorit në nivel global. Nga pronari Burim Piraj, u njoftova për planin zhvillimor të kompanisë për të ardhmen dhe impaktin e taksës 100% në ngritjen e kapaciteteve prodhuese, rrjedhimisht edhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Krahas reformave fiskale për lirimin e lëndës së parë nga TVSH-ja dhe lehtësirave tjera, me këmbëngulje do të vazhdojmë në krijimin e klimës së volitshme për kompanitë vendore, që të rrisin prodhimtarinë me cilësi të garantuar dhe të shtojnë numrin e të punësuarve, duke iu siguruar pagë dhe kushte të dinjitetshme në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1334817509975993?__xts__%5B0%5D=68.ARBx140_nGzwxDKvrDoP0w_EhHOmRH_pOXQneNjl4kmJ5zCeqTxjkr4bqq0sBF4OyV4Xjevjoixk8tGWkxGjgcl99GIg_LXLsrE_2ZD6FEPWWRlnKEd_DV4EEAIT1HUv0gOQZto5WpGFqNYY-7mENn0rbBUtDUhyvhvQYgUaM27vS_x_h59frKYBfAcBQB6CUP9r3xQ-VfWeU-ptfhsqCYPccDriAAxovJOiJcgzjIGFk8kb0-AFWZm4g60sGUkm2C0kOULigIzOmweMDzrax65FV9u6XnX9ZIJIQp4lH2NW6hRl-yB2HFTp9na9pn1uNRYLQ3wLQMM_mVdlsjKg14j7Qw&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!