Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot qytetarët e prekur nga simptomat e helmimit në Qendrën Kryesisë të Mjekësisë Familjare në Deçan “Ahmet Ukëhaxhaj”.
Haradinaj thotë se për fat të mirë numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë ka rënë, ndërsa shton se nëse kjo vepër e shëmtuar, që dyshohet se është helmim i ujit të pijes, është shkaktuar qëllimshëm nga dora njerëzore, fajtorët duhet të përballen sa më parë me drejtësinë.
Postimi i Haradinajt:
Në QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, për vizitë të qytetarëve të prekur nga simptomat e helmimit.
Mjekë, infermierë e teknikë në nivel të lartë të detyrës, në ndihmë të qytetarëve.
Për fat të mirë, numri i pacientëve ka rënë.
Siç u informova nga kryetari Bashkim Ramosaj, për të hetuar këtë rast dhe për një ekspertizë të saktë, janë ftuar edhe Policia, Prokuroria, IKSHPK dhe “Hidrodrini”.
Nëse kjo vepër e shëmtuar, që dyshohet se është helmim i ujit të pijes, është shkaktuar qëllimshëm nga dora njerëzore, shpresoj që fajtorët të përballen sa më parë me drejtësinë.
RH
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.