×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Vjosa Osmani është ajo që mban çantën e Albin Kurtit

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 22:43

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka komentuar shkarkimin e Valdete Dakës nga kryetarja e KQZ-së, nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme.


    Haradinaj ka thënë se Presidentja Osmani e Kryeministri Kurti janë të paqëndrueshëm në vendime, gjersa shtoi se po bëjnë eksperimente me veprimet e fundit.

    Tutje, ish-kryeministri shtoi se Osmani-Kurti kanë hyrë me një program të mashtrimit, që siç e quan ai, “kjo është gjëja e përbashkët e tyre”.

    Mes tjerash, Haradinaj ka thënë se Osmani e mban çantën e Kurtit, si dhe sipas tij, vendimi i saj për shkarkimin e Dakës, ka qenë urdhër nga kreu i ekzekutivit.

    “Shqetësimi im ka qenë tek eksperimentet apo paqëndrueshmëria e këtyre njerëzve [Kurti dhe Osmani]. Këta kanë hyrë me një program të mashtrimit të përbashkët. Vjosa Osmani sot është një çantë e Kurtit, ajo e mban çantën e shefit (Albin Kurti). Ajo e ka marrë një urdhër, ka qenë e detyruar me shkarku Valdete Dakën”, tha i pari i AAK-së.

    “E kam problem me pa presidenten e vendit, që ka pasur problem me vetëm një anëtar të KQZ, zotëri Sami Kurteshi, pse s’i ka shkarku të dytë që e kanë prishur atmosferën në Komision. Pse s’ka pasur guxim presidentja me i shkarku të dytë po vetëm kryetaren e KQZ-së, me i thanë që të dytë e keni prishë Komisionin. Po me shkarku kryetaren e KQZ-së, që është ekuilibri i forcave, demokracisë e i besimit në këtë mënyrë, shihet ku kanë mrri këta njerëz”, u shpreh ai në RTV21.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!