Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria e cila do të votohet sot nga Parlamenti i Kosovës, është jetike për vendin.
Haradinaj shtoi se ekonomia është arsyeja më e fortë pse tani vendit i duhet një qeveri me legjitimet të plotë.
Postimi i tij:
Parlamenti i Kosovës sot voton qeverinë e re, që është jetike për vendin.
Situata e krijuar si pasojë e shkarkimit të qeverisë dhe pandemisë, tashmë po shpërfaq pasoja të rënda në ekonominë e vendit dhe votimi i qeverisë së re, është më shumë se sa zgjedhja e një qeverie.
Është përcaktimi ynë për një stabilitet politik, rimëkëmbje të ekonomisë, si dhe për normalitet në shtet!
Vota për qeverinë e re, është votë për Kosovën!
RH