×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: VV s’është e mirë në qeverisje, por si opozitë di ta bëj punën mirë

    Reporteri
    22 Nëntor 2021 | 22:52

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka komentuar rënien e votave për Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit komunale në krahasim me ato parlamentare të 14 shkurtit.

    Ai në emisionin Politiko ka renditur pasojat që sipas tij çuan te rënia e votave për partinë e Albin Kurtit.

    “Ky rezultat nuk është rastësi, Vetëvendosje duhet ta kuptojë këtë. Vetëvendosje s’është e mirë në qeverisje, por si opozitë di ta bëjë punën e mirë. Qeverisja Kurti ka bërë disa devijime, duke nisur nga premtimet e shumta për qytetarët, se do ta luftojë korrupsionin, se s’do ta bëjë dialogun”, tha Haradinaj.

    Për më tepër, lideri i AAK-së tha se bartja e përgjegjësive për humbje në zgjedhje te niveli lokal nga kryeministri Kurti është e gabuar.

    “Rezultati nuk është fare rastësi dhe Kurti gabon nëse tenton ta bart përgjegjësinë vetëm te niveli lokal. Është një rënie e madhe, po flasim mbi dy të tretat e votave që ka humbur Kurti”, tha Haradinaj.

    Lideri i AAK-së ka thënë se pret bashkëqeverisje në Kamenicë dhe Podujevë, ku kanë fituar kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!