Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka ftuar në një takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, ku u fol për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Haradinaj ka nxjerrur pamje nga takimi duke bërë të ditur edhe detaje për cfarë ka biseduar, shkruan Reporteri.net
“Sot takova ish-Kryeministrin dhe Kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa për të diskutuar Mocionin e Mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. E informova z. Mustafa se AAK do të votojë për këtë mocion, sepse Qeveria Kurti jo vetëm që do të jetë Qeveria më jetëshkurtër por edhe më e dëmshmja për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.
Mirëpo, ndonëse para mediave tha se “nuk e di” nëse do të jetë pjesë e një qeverie teknike, në publikimin në Facebook Haradinaj ka bërë të ditur se nuk është për zgjedhje por për një zgjidhje të shpejt brenda institucioneve.
“AAK përkrah një zgjidhje të shpejtë pas rrëzimit të Qeverisë përbrenda institucioneve të vendit”, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe, LDK e AAK së bashku i kanë 41 deputetë, dhe do të nevojiten edhe 20 të tjerë për ta rrëzuar së pari Qeverinë Kurti dhe për të votuar më pas ndonjë qeveri tjetër./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.