Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, shprehet i bindur se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi por dhe të gjithë të tjerët do të shpallen të pafajshëm nga Gjykata Speciale.
Ai ka thënë se nuk ka si të ndodhë e kundërta, pasi UÇK ka luftuar për ta mbrojtur pragun e shtëpisë.
“Jam i bindur se do të shpallen të pafajshëm. Është e pamundur me nxjerrë fajësi, Kosova ka luftuar me mbrojtur pragun e shtëpisë, me u gjet e fajshme është e pamundur”, ka deklaruar ai në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.
Megjithatë Haradinaj thotë se e gjitha çfarë po ndodh ditëve të fundit, padyshim se e dëmton jashtëzakonisht vendin në rrugëtimin drejt anëtarësimit në oragnizata botërore.
Haradinaj thotë se BE dhe Uashingtoni duhet ta kishin një kundërvlerë për Kosovën pas goditjes që ka marrë ditët e fundit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.