×
  • Lajme
  • Lajme

    Hardh Fest lanson promon zyrtare të këtij edicioni

    Reporteri
    10 Gusht 2019 | 21:11

    Më 16, 17 e 18 gusht yjet botëror e rajonal do të zbarkojnë në skenën e Konakut, aty ku mbahet festivali Hardh Fest!


    Tashmë është lansuar edhe promo zyrtare e Festivalit Hardh Fest 2019.

    Mos e humbisni mundësinë që të bëheni pjesë e një feste madhështore në Rahovec, mikëpritje e traditë e dëshmuar gjithmonë.

    Hardh Fest sjell një nga eksperiencat më të bukura jetësore për të gjithë ata që e vizitojnë festivalin, duke nisur nga mikpritja rahoveciane deri te Hardh Campi, e më pas ka aktivitete, të cilat synojnë promovimin e prodhimeve të rrushit.

    Festivali organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi dhe në përkrahje të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    https://www.youtube.com/watch?v=rj4bEgsI0oE&feature=youtu.be&fbclid=IwAR1oT8-tmjiPg9-uou5rZvtgf1bzIcqKHTznu44j8-lCu-6Re2ZgvyLu2fo

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!