Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se mezi pret të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovës në forcimin e sigurisë së saj kibernetike, shkruan Reporteri.net.
“Sot me kënaqësi mora pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës Shtetërore të Trajnimit të Sigurisë Kibernetike së bashku me Kryeministrin Kurti dhe Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci. Përgëzoj Ministrinë e Mbrojtjes për këtë hap të rëndësishëm në rritjen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së vendit në hapësirën kibernetike dhe jam krenar për mbështetjen që kemi ofruar në zhvillimin e Kurrikulës së Trajnimit për Qendrën. Mezi pres të vazhdoj bashkëpunimin me Kosovën në forcimin e sigurisë së saj kibernetike në vend dhe më gjerë në rajon”, tha ambasadori Hargreaves.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka thënë se kamionët e blerë dhe të pranuar si donacion nga Gjermania janë ndër modernët, multifunksionalë dhe të dizajnuar për operacione logjistike e taktike.
Ai ka thënë se kamionët ushtarak RheinMetall MAN HX2 ofrojnë siguri më të madhe dhe garantojnë mbrojtje në kabinë.
“Karakteristikat e reja të këtij kamioni të pastër ushtarak janë shumë mbresëlënëse. Falë sistemeve të ndryshme të asistencës, HX2 u ofron ushtarëve dhe mjedisit civil siguri më të madhe në përdorimin e përditshëm të automjeteve dhe garanton dukshëm më shumë mbrojtje në kabinë. Menaxhimi i flotës në këta kamionë gjithashtu bëhet më i thjeshtë dhe më efikas, ndërsa konfigurimi i përgjithshëm mundëson transportimin e municioneve në terrene të vështira”, ka shkruar Maqedonci sot.
Maqedonci: Kamionët ushtarakë me të cilët u pajis FSK-ja janë ndër më modernët dhe ofrojnë siguri