×
  • Lajme
  • Lajme / Defender Europe

    Hargreaves: Ushtrimi i sotëm demonstroi aftësinë e FSK’së për bashkëpunim me ShBA’në e partnerët e NATO’s

    Reporteri
    03 Qershor 2025 | 22:05

    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot ushtrimin “Defender Europe 25”, nikoqire e të cilit është Kosova.

    Ai ka thënë se ky ushtrim demonstroi aftësinë e FSK’së për të bashkëpunuar me forcat nga ShBA’ja, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, duke treguar ndërveprueshmërinë mes aleatëve dhe partnerëve të NATO’s, shkruan Reporteri.net.

    “Sot vizitova ushtrimin DEFENDER EUROPE 25, ushtrimi vjetor më i madh i Ushtrisë Amerikane. Ky ushtrim demonstroi aftësinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të bashkëpunuar me forcat nga 🇺🇸 SHBA, 🇦🇱 Shqipëria, 🇭🇷 Kroacia, 🇲🇰 Maqedonia e Veriut dhe 🇧🇬 Bullgaria në vendosjen strategjike të forcave, duke treguar ndërveprueshmërinë mes aleatëve dhe partnerëve të NATO-s. Ishte gjithashtu kënaqësi të takohesha me alumnen e 30-të të FSK-së nga Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst në 🇬🇧 Mbretërinë e Bashkuar. Diskutuam për ato që ka mësuar në Britani dhe mënyrën si po i përdor ato sot për të sjellë ndryshime në FSK, ndërsa ajo zhvillohet si një forcë e sigurisë e përafruar me standardet e NATO-s”, ka shkruar ambasadori./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!