Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se dhjetë deputetë mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese dhe të kërkojnë interpretim lidhur me ngërçin në Kuvendin e Kosovës, ku qe shtatë herë po dështon konstituimi.
Sipas tij, Kushtetuesja mund të konfirmojë se kjo çështje mund të zgjidhet politikisht dhe se nuk mund të shkohet në zgjedhje.
“Deputetët kanë mundësinë disa çështje me i ngrit në Gjykatë Kushtetuese përfshi edhe kushtetueshmërinë. Kanë drejtë 10 deputetë e bëjnë kërkesën e dërgojnë Gjykatë Kushtetuese sa i përket formës, ajo forma nuk ka problem sepse është konstatu kam përshtypjen. Sa i përket përmbajtjes me arsyetu gjendjen e cila pak ka gjasa që mund të zgjidhet politikisht. Gjykata Kushtetuese e jep një interpretim të caktuar qoftë edhe me konfirmime që nuk shkohet zgjedhje dhe duhet politikisht me u zgjedh”, ka thënë Hasani në Kanal 10.
Seanca nesër do të vazhdojë në orën 10:00. Nuk dihet nëse VV i ka siguruar numrat për Albulena Haxhiun. Në të gjitha votimet e deritashme, ajo ka marrë vetëm 57 vota nga 61 sa nevojiten.
Partitë qe disa herë i kanë kërkuar VV’së që ta ndërrojë kandidaten. Madje, janë përmendur disa emra që deputetë të partive tjera kanë shprehur gatishmërinë t’i votojnë. VV po instiston në emrin e Haxhiut./Reporteri.net