Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka thënë se Serbia po mohon krimet dhe gjenocidin e bërë në masakrën e Reçakut duke shfrytëzuar harresën kohore dhe neglizhencën e Shqiptarëve në mungesën e kallëzimeve penale për gjenocid nga shteti i Kosovës.
E sipas Hasanit, këtë po e bën ish-pjesëmarrësi i krimeve monstruoze në Bosnje dhe Kosovë, vet presidenti Vuçiq.
Ambasadori tha se shteti i Kosovës duhet ta thotë të vërtetën për krimet serbe në Kosovë, edhe pse Serbia po e akuzon Tribunalin e Hagës me falsifikime e shtrembërime historike, duke mbuluar dhunën e vrasjet në shfarosjen etnike shqiptare në Kosovë, dhe largimin me terror të një milion civilëve shqiptarë në Shqipëri e Maqedoni.
Në fund ambasadori Nait Hasani tha se krimet nuk vjetërsohen dhe kurrë nuk duhet të harrohen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.