×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasani: Fryma e fitores së AAK-së në Gjilan po vërehet që tani

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 22:00

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan, ish-ministri Bajram Hasani ka takuar sot gjatë ditës kandidatët e kësaj partie për Asamblenë Komunale dhe kandidatin për kryetar Nazim Gagica.


    Hasani i cili është Shef i shtabit Zgjedhor të Gagicës nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se fryma e fitores së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan dhe kandidatit Nazim Gagica, ka filluar të vërehet që tani.

    “Fryma e fitores së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan dhe kandidatit Nazim Gagica, ka filluar të vërehet që tani. Listës së profesionistëve që i prinë Nazimi, i kanë bashkuar emrat më të njohur të Gjilanit. Entuziazmi, përvoja, dija e vullneti për një Gjilan më të mirë vërehet gjatë bisedave me kandidatët e AAK-së për Asamblenë Komunale. Sot në cilësinë e shefit të Shtabit Zgjedhor, kaluam një kohë të mirë së bashku, ku biseduam për identë e secilit për ta zhvilluar qytetin tonë”, ka shkruar Hasani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!