Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se me Kushtetutë Vetëvendosje ka të drejtë edhe njëherë të propozojë Kurtin për mandatar të qeverisë.
Hasani në RTV Dukagjini, thotë se nëse Vetëvendosje nuk lëshon rrugë duke mos dërguar emër te Presidenti, qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhje të reja.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se Kushtetuta e Kosovës ka shumë hapësira në krahasim me kushtetutat e vendeve tjera.
Ai thotë se në kushtetutat e vendeve tjera shpjegohet shumë qartë roli i një kryeministri në dorëheqje dhe rolin e kryeministrit në shkarkim.
Hasani thotë pozita e krye parlamentares më shumë është në aspektin moral se legal.
“Vjosa Osmani nuk ka pse qëndron në atë pozitë”, tha ndër të tjera Enver Hasani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.