×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasani: Nuk guxojmë ta konsiderojmë Specialen si gjykatë të Serbisë

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 22:45

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë se e drejta për të bërë luftë ka rregullat e veta.


    “Kosovës i është pranuar e drejta për luftë qysh kur në Kosovë janë para pizgauerat e ushtrisë serbe që janë parë edhe në Bosnje. Nga ai moment lufta çlirimtare është njohur sikurse edhe popujve tjerë për dekolonializim. Lufta e UÇK-së është pranuar si e pastër edhe nga ata që e kanë formuar Gjykatën Speciale”, tha ai në RTV Dukagjini.

    Hasani thotë se termi luftë më nuk përdoret në ndonjë dokument ndërkombëtarë.

    “Edhe në OKB tashmë përdoret termi konflikt i armatosur”, shtoi ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

    Sipas Hasanit lufta e UÇK-së në asnjë moment nuk është njollosur as nga faktori ndërkombëtarë.

    “Ne nuk guxojmë ta konsiderojmë Specialen si gjykatë të Serbisë. Nëse veprojmë kështu atëherë do të krijonim një narracion se atë e do Serbia. Realiteti është tjetër. Mbetet për t’u parë origjina e provave”.

    Hasani thotë se aktakuza e Speciales dallon nga aktakuzat tjera që janë ngritur nga Haga.
    “Ngjashmëritë më të mëdha të kësaj gjykate janë me rastin e Kamboxhias”, tha ndër të tjera Enver Hsani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!