Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se pas dështimit të seancës për formimin e institucioneve, presidentja nuk ka asnjë kompetencë kushtetuese për të ndërhyrë dhe se më e mira do të ishte të mos reagojë fare.
Sipas tij, në mungesë të mandatit të ri, vendi nuk mund të vazhdojë me të njëjtin kryeministër, por vetëm me ushtrues detyre nga radhët e zëvendëskryeministrave.
“Në momentin që Kushtetuta thotë mandati fillon me certifikim dhe ligji është i qartë, e ke zbatu, e ke kriju një ligj që elaboron këtë dispozitë kushtetuese… Problemi është që ti s’ke asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore… Ai që është zëvendëskryeministër në detyrë, në atë rast do të ishte ushtrues i detyrës së kryeministrit në detyrë. S’ka, s’ka fjalë tutje”, tha Hasani.
Ai tha se presidentja nuk ka asnjë hap ligjor për të ndërmarrë dhe duhet të shmangë çdo reagim publik që do të përkeqësonte situatën.
“Sa i përket asaj pyetjes suaj… S’ka këtu presidentja kurgjo. S’ka çfarë. Çfarë pra çka ndodh? Është kot. S’di, s’e kuptoj kush i ka mësu, kush po e mëson kështu. Presidentja veç mundet mos me u përgjigjë, që do të ishte ma e mir…mund të përgjigjeni me tregu që s’ka more kompetenca kushtetuese”, tha Hasani në ATV.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.