×
  • Lajme
  • Lajme

    Hashim Thaçi dhe Ilir Meta do të marrin pjesë në inaugurimin e Pendarovskit

    Reporteri
    11 Maj 2019 | 15:59

    Të dielën Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancën solemne për inaugurimin e Presidentit Stevo Pendarovski, me ç’rast do të marrin pjesë edhe dy Presidentët shqiptarë, Hashim Thaçi dhe Ilir Meta.


    Fjalimi dhe betimi i Pendarovskit para Kuvendit do të përcillet edhe nga homologët e tjerë: Rumen Radev nga Bullgaria, Aleksander Vuçiq nga Serbia, zëvendëskryeministri i Turqisë, delegacioni i Sllovenisë dhe kori diplomatik në vend, shkruan Alsat, transmeton Reporteri.net.

    Pas inaugurimit, Pendarovski do të niset për rezidencën e Presidentit në Vodno. Gjatë pranim-dorëzimit të detyrës, Pendarovski do të prezantohet me kabinetin e presidentit në ikje Gjorge Ivanov. Pas përfundimit të takimit, Pendarovski dhe Ivanov do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!