Islam Thaçi, drejtor i Inspeksionit në Komunën e Prizrenit, është i pesti me radhë, të cilit i është ngritur aktakuzë.
Ai dhe disa zyrtarë të tjerë të komunës akuzohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, për rrënimin e një pjese të kompleksit ‘Abi Çarshia’, raporton KTV.
Për keqpërdorim të pozitës zyrtare në këtë komunë akuzohen edhe 3 drejtorë të tjerë, ai i shërbimeve publike, drejtori për Kadastër e Gjeodezi, si dhe drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Politike këto aktakuza nga Prokuroria në Prizren, i ka quajtur edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, duke thënë se nuk do të shkarkojë asnjërin drejtor.
Ndërsa, shoqëria civile e opozita vazhdojnë të kërkojnë shkarkimin e tyre, duke paralajmëruar protesta në fillim të vitit tjetër.
Sipas disa burimeve të KTV-së, shumë shpejt do të ngrihet aktakuzë edhe ndaj drejtoreshës së arsimit në këtë komunë. E, në gusht të këtij viti, një tjetër drejtor i kësaj komune, ai për Ekonomi dhe Financa, kishte dhënë dorëheqje nga pozita e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.